Putin: Sanksionet e njëanshme evropiane kundër Moskës dëmtojnë të gjithë
Në një konferencë shtypi me kancelarin austriak, presidenti rus tha se sanksionet e njëanshme të BE kundër Moskës janë të dëmshme për të gjithë.
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia nuk po përpiqet të shpërndajë Bashkimin Europian. Ai tha për stacionin austriak ORF se donte një 'Europë të bashkuar dhe me prosperitet', duke e quajtuar atë si 'partnerin tregtar dhe ekonomik më të rëndësishëm për Rusinë'. Ai gjithashtu minimizoj lidhjet mes Partisë së Bashkuar Ruse, drejtuar nga ai dhe Partisë së Djathtë Ekstreme austriake. Putinu takua me presidentin austriak Alexander Van der Bellen dhe me kancelarin Sebastian Kurz të Martën, si politikanë, por edhe si liderë biznesi. "Sa më shumë probleme të ketë në zemër të BE-së, aq më shumë risqe do të ketë për ne", tha Putin. "Ne duhet të ndërtojmë marrëdhënie bashkëpunimi me Bashkimin Europian. Ne nuk kemi për qëllim të ndajmë ndonjë gjë, apo dikë në BE." Sanksionet e BE, të vendosura kundër Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë në vitin 2014 dhe mbështetjes për separatistët në Ukrainën lindore, do të jenë pjesë e diskutimeve.