Putin: Nuk synojmë largimin nga Siria
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77470-putin_nuk_synojmë_largimin_nga_siria
Vladimir Putin president i Rusisë ka thënë se Moska akoma nuk ka ndërmend që të largojë trupat e saj nga Siria.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 08, 2018 05:13 Europe/Tirane
  • Putin: Nuk synojmë largimin nga Siria

Vladimir Putin president i Rusisë ka thënë se Moska akoma nuk ka ndërmend që të largojë trupat e saj nga Siria.

Ne nuk jemi duke ngritur baza me perspektivë afatgjatë në Siri dhe në rast nevoje jemi të gatshëm të largohemi nga ky vend pa dëmtuar asnjë prej forcave tona atje, ka thënë në fjalën e tij presidenti i Rusisë. Vladimir Putin ndër të tjera shtoi: Për momentin ne do t’i mbajmë trupat tona në Siri. Ata janë duke kryer një mision të rëndësishëm siç është garantimi i sigurisë së Sirisë që ndihmon interesat tona ekonomike. Muajin dhjetor Putin ka vizituar Rusinë dhe ka deklaruar se misioni i Rusisë është kryer me sukses. Në atë kohë ai u ka dhënë urdhër një pjese të forcave ruse që të largohen nga Siria.