Tusk: Donald Trump po sfidon rendin në botë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77526-tusk_donald_trump_po_sfidon_rendin_në_botë
Donald Tusk, kreu i këshillit të Evropës ditën e premte në takimin e grupit G7 në Kanada tha se sistemi ndërkombëtar është i bazuar në ligj dhe në jo në preferenca personale dhe ky sistem po sfidohet nga themeluesi dhe  garantuesi i këtij sistemi d.m.th. nga Amerika.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Qershor 09, 2018 05:47 Europe/Tirane
  • Tusk: Donald Trump po sfidon rendin në botë

Donald Tusk, kreu i këshillit të Evropës ditën e premte në takimin e grupit G7 në Kanada tha se sistemi ndërkombëtar është i bazuar në ligj dhe në jo në preferenca personale dhe ky sistem po sfidohet nga themeluesi dhe  garantuesi i këtij sistemi d.m.th. nga Amerika.

Takimi i grupit G7 organizohet në kohën kur tensionet mes anëtarëve të tij janë rritur ndjeshëm. Krerët e vendeve të industrializuara të botës si Gjermania, Franca, Italia, Japonia dhe Britania synojnë të ushtrojnë presione mbi Donald Trump që Amerika të zbatojë ligjet dhe normat e tregtisë së lirë. Vendet evropiane, takimin e G7 e konsiderojnë një mundësi të mirë për të kritikuar presidentin Donald Trump për shkak të shtimit të tarifave doganore mbi çelikun dhe aluminin.