ISIS reziston vetëm në zonat e kontrolluara nga SHBA në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77580-isis_reziston_vetëm_në_zonat_e_kontrolluara_nga_shba_në_siri
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se strehët e sigurta të organizatës terroriste ISIS në Siri janë të vendosura vetëm në zonat ku ekzistojnë forcat amerikane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 09, 2018 14:18 Europe/Tirane
  • ISIS reziston vetëm në zonat e kontrolluara nga SHBA në Siri

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se strehët e sigurta të organizatës terroriste ISIS në Siri janë të vendosura vetëm në zonat ku ekzistojnë forcat amerikane.

Zëdhënësi i Ministrisë, gjenerali Igor Konashenkov tha në një deklaratë të shtunën se të gjitha bazat e terroristëve të ISIS në Siri ndodhen në zonat ku janë vendosur forcat amerikane dhe sqaroi se "paraqitja e organizatës terroriste ISIS ishte rezultat i pushtimit amerikan të Irakut nën pretekstin e rremë të armëve kimike ". Ai shtoi se "fatkeqësitë e vërteta" të popullit sirian janë në zonat el-Tanf dhe Raka, ku forcat amerikane janë vendosur në mënyrë të paligjshme. Konashenkov tha se shumica dërrmuese e armëve dhe municioneve të dërguara nga Uashingtoni për të ashtuquajturën opozitë "të moderuar" siriane arritën tek dy degët e al-Kaedës në Siri, veçanërisht në Frontin al-Nusra dhe tek grupi terrorist ISIS, objektivat e të cilëve janë në përputhje me politikën e Uashingtonit .