Asad prania e Britanisë dhe e Amerikës në Siri, agresion ushtarak
Presidenti i Sirisë e ka quajtur agresion ushtarak, praninë e forcave ushtarake të Amerikës dhe të Britanisë së Madhe në Siri.
Bashar Asad në një intervistë për The Mail on Sunday, ka akuzuar Britaninë e Madhe, Amerikën dhe Francë për inskenimin e sulmit me armë kimike në Duma dhe tha se ky skenar është hartuar për të justifikuar sulmet kundër ushtrisë siriane. Franca, Britania dhe Amerika më 14 prill nisën një agresion ushtarak kundër Sirisë me pretekstin e sulmit kimik të 7 prillit në Duma pjesë e rajonit Gute lindor në Siri. Me nisjen e krizës në Siri, grupi terrorist takfirist ISIS nisi aktivitetet e tij në këtë vend të prekur nga kriza dhe më pas në vitin 2013 sulmoi qeverinë e Irakut. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.