G7 pranon mosmarrëveshjet mes anëtarëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77610-g7_pranon_mosmarrëveshjet_mes_anëtarëve
Krerët e grupit G7 kanë pranuar faktin se mes tyre ekzistojnë mosmarrëveshje.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 10, 2018 10:05 Europe/Tirane
  • G7 pranon mosmarrëveshjet mes anëtarëve

Krerët e grupit G7 kanë pranuar faktin se mes tyre ekzistojnë mosmarrëveshje.

Në deklaratën përfundimtare është thënë se anëtarët nuk arritën të gjenin një akord mbi tematika si ambienti. Ata gjithashtu kanë thënë se politika proteksioniste është e kundërta e politikës për tregtinë e lirë dhe për këtë ata kanë theksuar përballjen me këtë politikë. Në deklaratën e nxjerrë pas takimit të G7 në Kanada vihet re qartë protesta kundër vendimit të qeverisë amerikane për vendosjen e tarifave ndaj çelikut dhe aluminit. Ndasitë mes Donald Trump dhe 6 liderëve të tjerë të kombeve në G7 dolën në pah që në ditën e parë të mbledhjes. Lideri amerikan bëri një thirrje surprizuese që Rusia të ripranohej në grupin e vendeve më të industrializuara, pas përjashtimit të saj kur aneksoi Krimenë. Por kancelarja gjermane Angela Merkel tha: "Anëtarët e BE të cilët janë pjesëmarrës në samitin që zhvillohet në Kanada, janë të gjithë kundër kësaj ideje." Kundërshtitë lidhur me tarifat tregtare, vendosur nga administrata Trump vazhduan gjatë  seksionit të së Premtes. Pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron, Trump tha se ata kanë testuar veten kur vjen puna tek tregtia, por ai shton se të dy po punojnë rreth kësaj. Nga ana e tij, Mr Macron tha se ai beson se të gjitha palët kanë vullnetin për të gjetur një marrëveshje.