Nis takimi i krerëve të organizatës së bashkëpunimit ekonomik Shangai
Në qytetin Cinkdao ka nisur punimet takimi i krerëve të organizatës së bashkëpunimit ekonomik Shangai.
I pranishëm në këtë takim të rëndësishëm rajonal dhe botëror ndodhet edhe Hasan Ruhani , presidenti i Republikës Islamike të Iranit i cili do të diskutojë për çështjet e rëndësishme rajonale dhe botërore. Përballja me terrorizmin dhe radikalizmin dhe zgjerimi i bashkëpunimeve ekonomike, janë tematikat kryesore të këtij takimi. Në takim janë mbledhur krerët e 8 vendeve anëtare dhe të 4 vendeve që kanë statusin e vëzhguesit. Organizata e bashkëpunimit Shangai është formuar nga Kina, Rusia, Kazakistani, Kirgizistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani. Më 9 qershor 2017 India dhe Pakistani janë anëtarësuar plotësisht në këtë organizatë ndërsa Irani, Afganistani, Bjellorusia, dhe Mongolia janë vende vëzhguese.