Trump dhe Jung Un drejt Singaporit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77614-trump_dhe_jung_un_drejt_singaporit
Presidenti i Amerikës Donald Trump dhe kreu i Koresë së Veriut Kim Jung Un, janë nisur për të marrë pjesë në takimin e shumëpritur të Singaporit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 10, 2018 05:35 Europe/Tirane
  • Trump dhe Jung Un drejt Singaporit

Presidenti i Amerikës Donald Trump dhe kreu i Koresë së Veriut Kim Jung Un, janë nisur për të marrë pjesë në takimin e shumëpritur të Singaporit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se samiti i tij me liderin koreano-verior  Kim Jong Un, është shans që ndodh vetëm “një herë” për Korenë e Veriut. Trump dhe Kim pritet të takohen në Singapor më 12 qershor. Këto komente presidenti amerikan i bëri gjatë një konference për media në margjinat e samitit të G7-ës që u mbajt në Kanada, pak kohë para se të nisej drejt Singaporit. Trump gjithashtu tha se ai do ta dijë “brenda një minute” nëse Kim është serioz për të hequr dorë nga armët e tij bërthamore. Ai shtoi se zyrtarët amerikanë dhe ata verikoranë kanë punuar bashkërisht në Singapor për ta përgatitur këtë takim historik.