Merkel: Evropa nuk duhet të mbështetet tek Amerika
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77704-merkel_evropa_nuk_duhet_të_mbështetet_tek_amerika
Kancelarja e Gjermanisë, ditën e dielë duke reaguar ndaj mos mbështetjes së presidentit Donald Trump ndaj deklaratës përfundimtare të grupit G7 ka thënë se Evropa nuk duhet të mbështetet tek Uashingtonit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 11, 2018 10:23 Europe/Tirane
  • Merkel: Evropa nuk duhet të mbështetet tek Amerika

Kancelarja e Gjermanisë, ditën e dielë duke reaguar ndaj mos mbështetjes së presidentit Donald Trump ndaj deklaratës përfundimtare të grupit G7 ka thënë se Evropa nuk duhet të mbështetet tek Uashingtonit.

Angela Merkel në një intervistë për kanalin ARD ka thënë se Evropa duhet të marrë në dorë fatin dhe perspektivën e saj dhe shtoi se Evropa ashtu si Kanadaja në kuadër të Organizatës Botërore të Tregtisë duhet të ndërmarra masa reciproke për tu përballur me shtimin e tarifave doganore nga Amerika. takimi i grupit G7 përfundoi punimet me nxjerrjen e një deklarate prej 8 faqe. Donald Trump duke reaguar ndaj deklaratës së Justin Trodo kryeministrit të Kanadasë ka thënë se tërhiqet nga mbështetja dhe firmosja e kësaj deklarate. Kryeministri i Kanadasë ka thënë se nëse presidenti amerikan vazhdon politikën e tij të padrejtë për vendosjen e tarifave doganore, Kandaja do të hakmerret me masa reciproke. Donald Trump këtë deklaratë të kryeministrit kanadez e quajti gabim dhe tha se Trodo është një person i dobët dhe i pabesueshëm.