Rrëzohet një avion F-15 i Amerikës në ujërat e Japonisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77708-rrëzohet_një_avion_f_15_i_amerikës_në_ujërat_e_japonisë
Një avion luftarak F-15 i Amerikës të hënën në mëngjes është rrëzuar afër ujërave të ishullit Okinawa të Japonisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 11, 2018 08:23 Europe/Tirane
  • Rrëzohet një avion F-15 i Amerikës në ujërat e Japonisë

Një avion luftarak F-15 i Amerikës të hënën në mëngjes është rrëzuar afër ujërave të ishullit Okinawa të Japonisë.

Sipas mediave japoneze, të dy pilotët e këtij avioni kanë arritur të shpëtojnë. Akoma nuk është publikuar ndonjë raport i plotë në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti. Baza ushtarake Kadena si baza më e madhe ajrore e Amerikës jashtë vendit, ndodhet pikërisht në këtë ishull. Aktualisht mbi 40 mijë ushtarë amerikanë ndodhen në ishullin Okinawa të Japonisë. Qytetarët e këtij ishulli vazhdimisht organizojnë protesta dhe kërkojnë largimin e ushtarëve amerikanë dhe heqjen e plotë të kësaj baze ushtarake të Amerikës nga ky ishull.