Rrëzohet një avion F-15 i Amerikës në ujërat e Japonisë
Qershor 11, 2018 08:23 Europe/Tirane
Një avion luftarak F-15 i Amerikës të hënën në mëngjes është rrëzuar afër ujërave të ishullit Okinawa të Japonisë.
Sipas mediave japoneze, të dy pilotët e këtij avioni kanë arritur të shpëtojnë. Akoma nuk është publikuar ndonjë raport i plotë në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti. Baza ushtarake Kadena si baza më e madhe ajrore e Amerikës jashtë vendit, ndodhet pikërisht në këtë ishull. Aktualisht mbi 40 mijë ushtarë amerikanë ndodhen në ishullin Okinawa të Japonisë. Qytetarët e këtij ishulli vazhdimisht organizojnë protesta dhe kërkojnë largimin e ushtarëve amerikanë dhe heqjen e plotë të kësaj baze ushtarake të Amerikës nga ky ishull.
Tags