KS i OKB vazhdon sanksionet në armatime kundër Libisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77786-ks_i_okb_vazhdon_sanksionet_në_armatime_kundër_libisë
KS i OKB ka votuar pro vazhdimit të sanksioneve në armatime ndaj Libisë edhe për një vit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 12, 2018 09:03 Europe/Tirane
  • KS i OKB vazhdon sanksionet në armatime kundër Libisë

KS i OKB ka votuar pro vazhdimit të sanksioneve në armatime ndaj Libisë edhe për një vit.

Sipas agjencisë së lajmeve Shinhua, KS i OKB të hënën nëpërmjet rezolutës 2420 të propozuar nga Britania e Madhe, për 12 muaj ka vazhduar rezolutën 2357 të qershorit të vitit 2017, e cila përmban sanksione të rënda në armatime kundër Libisë. Rezoluta gjithashtu i lejon shtetet anëtare të inspektojnë në mënyrë të pavarur ose brenda një organizate rajonale anijesh në bregun e Libisë, me dyshimin për shkelje të sanksioneve të armëve. Sipas rezolutës, shtetet anëtare mund t'i shkatërrojnë ose t'i konfiskojnë kur gjejnë armatime dhe një gjë e tillë bëhet në brigjet e Libisë.