Moska: Peniani nuk mund të besojë plotësisht te Amerika
Takimi mes liderit të Koresë Veriore dhe presidentit të Amerikës u shoqëruar edhe me reagim të autoriteteve të Rusisë ku ligjvënësit e Dumas së Rusisë kanë theksuar se Koreja Veriore nuk mund t'i besojë plotësisht premtimeve të Amerikës.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Sergei Riabkov, zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë, të martën (sot) pas takimit të krerëve të Koresë Veriore dhe Amerikës në Singapor, ka deklaruar se Moska e mirëpret këtë takim dhe ka thënë se më shumë raste që të krijohen për zgjidhjen e problemeve në Gadishullin Korean nëpërmjet bisedimeve, është më mirë. Riabkov gjithashtu ka theksuar: "Në rast se është krijuar një hipotezë pozitive në çështjen e çarmatosjes bërthamore në Gadishullin Korean, Rusia jo vetëm që e mirëpret një gjë të tillë, por edhe do të marrë pjesë në këtë proces". Ky diplomat rus ka shtuar se në mënyrë të përgjithshme Moska e vlerëson pozitivisht procesin e këtij takimi, mirëpo duhet pritur dhe shikuar se çfarë ishin detajet e këtij takimi.