Ekspertja e gjuhës së trupit tregon detaje nga takimi Trump-Kim
Shtrëngimi i duarve mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit verikorean Kim Jong-Un në takimin historik në Singapor, tregon dëshirën e dy liderëve për të qenë dominant, thotë ekspertja e gjuhës së trupit.
Në takimin formal të së hënës ku dy liderët u shfaqën në tepihun e kuq përballë njëri-tjetrit dhe shtrënguan duart para gazetarëve, është cilësuar si një veprim historik. Gjatë një interviste dhënë për “Daily Mail”, ekspertja e gjuhës së trupit ka komentuar shfaqjen e dy liderëve para kamerave, si dhe shtrëngimin e tyre të duarve që tregonte qartë tendencat për të qenë dominant. Patti Wood që për dekada studioi gjuhën e trupit, ka deklaruar se si personat e veshur me kostume të kulturës perëndimore dhe aziatike do të analizonin ndryshe takimin – duke thënë se secili prej tyre do të mundoheshin ta nxjerrin “fitues” liderin e tyre.