Çfarë u arrit në takimin Trump-Kim?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77816-Çfarë_u_arrit_në_takimin_trump_kim
Presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët në samitin e shumëpritur të Singaporit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 12, 2018 14:11 Europe/Tirane
  • Çfarë u arrit në takimin Trump-Kim?

Presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët në samitin e shumëpritur të Singaporit.

Në dokumentin e plotë shkruan se Trump dhe Kim kanë mbajtur takimin e parë historik në Singapor më 12 qershor të vitit 2018 në ora 9 të mëngjesit.  Të ndërgjegjshëm që takimi SHBA-RPDK – i pari në histori – ishte një ngjarje epokale me domethënie të madhe e që kapërcen dekada tensioni e armiqësie midis dy vendeve dhe për nisjen e një të ardhmeje të re, Presidenti Trump Kryetari Kim Jong Un angazhohen për përmbushjen e plotë dhe në mënyrë efikase të pikave të kësaj deklarate të përbashkët. Shtetet e Bashkuara dhe RPDK angazhohen të mbajnë takime të tjera në vazhdimësi, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA, Mike Pompeo, dhe një zyrtari të nivelit të lartë të RPDK, në datën më të afërt të mundshme, për zbatimin e marrëveshjeve të takimit SHBA-RPDK. Në dokumentin e publikuar pas takimit historik thuhet:


1 Shtetet e Bashkuara dhe RPDK angazhohen në ndërtimin e marrëdhënieve të reja SHBA-RPDK në përputhje me dëshirën e popujve të të dy vendeve për paqe e begati.

2 Shtetet e Bashkuara dhe RPDK do të bashkojnë përpjekjet për të ndërtuar një regjim paqeje të qëndrueshëm e jetëgjatë në Gadishullin e Koresë.

3 Dike riafirmuar deklaratën e Panmunjomit, datë 27 prill 2018, RPDK angazhohet të punojë për arritjen e denuklearizimit të plotë të Gadishullit të Koresë.

4 Shtetet e Bashkuara dhe RPDK angazhohen për kthimin e robërve të luftës / të humburve në betejë, përfshirë riatdhesimin e menjëhershme të atyre që janë të identifikuar tashmë.

Presidenti Donald J. Trump i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kryetari Kim Jong Un i Komisionit të Çështjeve Shtetërore të Republikës Popullore Demokratike të Koresë angazhohen të bashkëpunojnë për zhvillimin e marrëdhënieve të reja SHBA-RPDK dhe për promovimin e paqes, begatisë e sigurisë në Gadishullin e Koresë e në Botë. Megjithatë, dozat e skepticizmit janë të mëdha. Numri i atyre që dyshojnë në sinqeritetin e marrëveshjes së nënshkruar është po ashtu i madh dhe duhen pritur fazat e tjera të negociatave për të përmbushur misionin kryesor të takimit historik: çarmatosjen bërthamore të Koresë së Veriut. Agjencia e lajmeve Reuters thekson se takimi i Trump me liderin koreano-verior nuk prodhoi ndonjë gjë konkrete, por vetëm një deklaratë “mirëkuptuese”, që lë shteg për interpretime të ndryshme dhe që s’garanton që premtimet e hedhura në të do të mbahen.