BE: Denuklearizimi i Gadishullit Korean është i mundshëm
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77818-be_denuklearizimi_i_gadishullit_korean_është_i_mundshëm
Deklarata e përbashkët e nënshkruar në takimin historik të SHBA-Koresë së Veriut jep një sinjal të qartë se qëllimi i denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean mund të arrihet, deklaroi të martën shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Qershor 12, 2018 18:48 Europe/Tirane
  • BE: Denuklearizimi i Gadishullit Korean është i mundshëm

Deklarata e përbashkët e nënshkruar në takimin historik të SHBA-Koresë së Veriut jep një sinjal të qartë se qëllimi i denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean mund të arrihet, deklaroi të martën shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini.

"Takimi i sotëm midis Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe udhëheqësit të Republikës Demokratike Popullore të Koresë riafirmon bindjen tonë të fortë se diplomacia është e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme në Gadishullin Korean ... Qëllimi përfundimtar, i përbashkët nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare dhe siç shprehet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, mbetet denuklearizimi i plotë, i verifikueshëm dhe i pakthyeshëm i Gadishullit Korean. Deklarata e Përbashkët e nënshkruar nga udhëheqësit e SHBA dhe DPRK sot jep një sinjal të qartë se ky qëllim mund të arrihet, "tha Mogherini në një deklaratë. Sipas saj, Bashkimi Evropian mbetet i gatshëm të "lehtësojë dhe mbështesë negociatat në vijim dhe hapat e tjerë që kanë për qëllim ndërtimin e besimit dhe sigurimin e paqes, sigurisë dhe prosperitetit afatgjatë në Gadishullin Korean pa armë bërthamore".