Rusia: Sanksionet amerikane do të jenë të "pafrytshme"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77832-rusia_sanksionet_amerikane_do_të_jenë_të_pafrytshme
Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar ashpër pas valës së fundit të sanksioneve amerikane që kanë shënjestruar individë dhe subjekte ruse, duke i cilësuar të njëjtat tentime “të pafrytshme” për të kryer presion në këtë shtet.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 12, 2018 20:09 Europe/Tirane
  • Rusia: Sanksionet amerikane do të jenë të

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar ashpër pas valës së fundit të sanksioneve amerikane që kanë shënjestruar individë dhe subjekte ruse, duke i cilësuar të njëjtat tentime “të pafrytshme” për të kryer presion në këtë shtet.

“Ata në Uashington nuk mund të qetësohen dhe vazhdojnë të vendosin sanksione ndaj qytetarëve dhe organizatave”, është thënë në një deklaratë të ministrisë. “Rezultatet do të jenë zero, si zakonisht” është thënë ndër të tjera në deklaratë, duke shtuar se sanksionet kundër Rusisë nuk do kenë sukses që të “ndryshojnë qasjen e pavarur në arenën ndërkombëtare”. Ministria ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për “krijim të armiqve në vendet ku ata nuk ekzistojnë, në vend që të luftojnë seriozisht kundër terrorizmit dhe kërcënimeve tjera aktuale”. Deklarata përfundon me paralajmërimin se Rusia nuk do të harrojë se Uashingtoni ka vënë sanksionet e fundit më 12 qershor përkatësisht në Ditën Kombëtare të Rusisë, një festë shumë e madhe në këtë shtet.