Arrestohen 14 pjesëtarë të dyshuar të ISIS në Turqi
Qershor 13, 2018 08:54 Europe/Tirane
Policia turke kundër terrorizmit arrestoi 14 anëtarë të dyshuar të grupit terrorist ISIS në krahinat Samsun dhe Adana.
Forcat policore të Adana-s arrestuan 12 militantë të dyshuar të ISIS në zonën Saimbeyli, në bashkëpunim me ekspertët e inteligjencës. Forcat turke të sigurisë gjithashtu arrestuan në Samsun një shtetas irakian nën akuzat se ka qenë anëtar i ISIS. Për shkak të kufirit të gjatë prej 1,500 kilometrash me Irakun dhe Sirinë në jug të vendit, Turqia ka qenë faktori më i rëndësishëm në transferimin e elementeve ISIS në Irak dhe Siri gjatë viteve të fundit.
Tags