Arrestohen 14 pjesëtarë të dyshuar të ISIS në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77870-arrestohen_14_pjesëtarë_të_dyshuar_të_isis_në_turqi
Policia turke kundër terrorizmit arrestoi 14 anëtarë të dyshuar të grupit terrorist ISIS në krahinat Samsun dhe Adana.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 13, 2018 08:54 Europe/Tirane
  • Arrestohen 14 pjesëtarë të dyshuar të ISIS në Turqi

Policia turke kundër terrorizmit arrestoi 14 anëtarë të dyshuar të grupit terrorist ISIS në krahinat Samsun dhe Adana.

Forcat policore të Adana-s arrestuan 12 militantë të dyshuar të ISIS në zonën Saimbeyli, në bashkëpunim me ekspertët e inteligjencës. Forcat turke të sigurisë gjithashtu arrestuan në Samsun një shtetas irakian nën akuzat se ka qenë anëtar i ISIS. Për shkak të kufirit të gjatë prej 1,500 kilometrash me Irakun dhe Sirinë në jug të vendit, Turqia ka qenë faktori më i rëndësishëm në transferimin e elementeve ISIS në Irak dhe Siri gjatë viteve të fundit.