120 shtete në OKB dënojnë krimet e Izraelit kundër palestinezëve
(last modified Thu, 14 Jun 2018 05:31:32 GMT )
Qershor 14, 2018 07:31 Europe/Tirane
  • 120 shtete në OKB dënojnë krimet e Izraelit kundër palestinezëve

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që dënon Izraelin për vrasjen e civilëve palestinezë në Rripin e Gazës.

Rezoluta, e prezantuar të mërkurën nga Algjeria dhe Turqia në emër të vendeve arabe dhe myslimane, mblodhi një shumicë të fortë prej 120 votash në asamblenë e 193 anëtarëve, me 8 vota kundër dhe 45 abstenime. Rezoluta i bën thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres të bëjë propozime brenda 60 ditëve "mbi mënyrat dhe mjetet për garantimin e sigurisë, mbrojtjes dhe mirëqenies së popullatës civile palestineze nën okupimin izraelit", duke përfshirë "rekomandimet në lidhje me një mekanizëm mbrojtës ndërkombëtar". Ajo gjithashtu bën thirrje për "hapa të menjëhershëm drejt përfundimit të bllokadës dhe kufizimeve të vendosura nga Izraeli për lëvizjen brenda dhe jashtë Rripit të Gazës". Të paktën 131 palestinezë janë vrarë dhe 13.900 të tjerë janë plagosur nga forcat izraelite që nga 30 marsi kur filluan tubimet javore të Gazës për të promovuar të drejtën e palestinezëve për t'u kthyer në atdhe.

 

Tags