Koreja e Veriut do të denuklearizohet deri në vitin 2020
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77926-koreja_e_veriut_do_të_denuklearizohet_deri_në_vitin_2020
Kur ka kaluar pak kohë nga takimi i pazakontë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit koreano-verior Kim Jong-un, një tjetër diskutim i rëndësishëm ka nisur tashmë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 14, 2018 03:15 Europe/Tirane
  • Koreja e Veriut do të denuklearizohet deri në vitin 2020

Kur ka kaluar pak kohë nga takimi i pazakontë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit koreano-verior Kim Jong-un, një tjetër diskutim i rëndësishëm ka nisur tashmë.

Marrëveshja e arritur mes dy liderëve është kritikuar nga analistët, pasi nuk janë përcaktuar afate dhe detaje, që lidhen me periudhën e denuklearizimit dhe mënyrën e verifikimit. Gjithsesi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo nuk i cilësoi shqetësuese këto detaje dhe dha afatet paraprake të arritjes së denuklearizimit. Nga Koreja e Jugut, në një konferencë shtypi, Pompeo theksoi se procesi i çarmatosjes dhe denuklearizimit të Koresë Veriore synohet të arrihet brenda vitit 2020, pra për një periudhë prej rreth 30 muajsh. Ai tha gjithashtu se Kim Jong-un ishte i qartë tashmë mbi nevojën për të verifikuar hap pas hapi, se si po ecën ky proces, që pritet të fillojë nga dita në ditë.