Arrestohen  25 anëtarë të PKK në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77982-arrestohen_25_anëtarë_të_pkk_në_turqi
25 anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) u arrestuan të enjten nga forcat turke të sigurisë në provincën Shirnak.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 15, 2018 06:28 Europe/Tirane
  • Arrestohen  25 anëtarë të PKK në Turqi

25 anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) u arrestuan të enjten nga forcat turke të sigurisë në provincën Shirnak.

Agjencia e lajmeve Anatoli  raporton se një numër i madh i pajisjeve ushtarake, armatimeve dhe pajisjeve digjitale janë konfiskuar në inspektimin e shtëpive të të arrestuarve. Ndërkohë, mediat turke njoftuan se një ushtar turk u vra dhe katër të tjerë u plagosën rëndë pas një sulmi të PKK në bazën ushtarake turke Zangil-Tape.