SHBA-të miliona dollarë për Helmetat e Bardha
Departamenti i Shtetit i SHBA tha se Presidenti Donald Trump ra dakord të autorizojë 6.6 milionë dollarë financim për të ashtuquajturën organizata "Helmetat e Bardha", e cila është e lidhur me organizatat terroriste.
Kohët e fundit, administrata e Trump njoftoi pezullimin e fondeve për organizatën "Helmetat e Bardha", pasi që axhenda e saj në Siri ishte zbuluar, ndërsa organizata pranoi se ka marrë fonde të vazhdueshme nga Turqia dhe Katari, të dy mbështetës të terrorizmit në Siri. Por, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, deklaroi të enjten se "SHBA mbështet fuqishëm helmetat e bardha". Mbështetja e SHBA konfirmon lidhjen e saj me organizatën terroriste që përdoret si mjet për të zbatuar skemat e Uashingtonit në Siri. Ushtria Siriane ka zbuluar shumë dokumente në zonat e çliruara nga terrorizmi, të cilat konfirmojnë lidhjen e helmetave të bardha me organizatat terroriste, sidomos me terroristët e Frontit al-Nusra, duke përfshirë përgatitjen dhe nxitjen e përdorimit të armëve kimike kundër civilëve me qëllim akuzimin e ushtrisë siriane.