Militantët kurdë lirojnë terroristët e ISIS
Të ashtuquajturat Forca Demokratike Siriane (SDF), një koalicion i militantëve kryesisht kurdë, i mbështetur nga Perëndimi, thuhet se ka liruar elementë të huaj të ISIS-it, duke përfshirë edhe evropianët, nëpërmjet marrëveshjeve sekrete të shkëmbimit të të burgosurve.
Gazeta britanike Daily Telegraph citon persona në dijeni të bisedimeve midis dy palëve dhe të afërmve të të burgosurve duke thënë se SDF kishte arritur tri marrëveshje me ISIS-in për të shkëmbyer terroristët dhe familjet e tyre me anëtarët e tij të burgosur. Shkëmbimi i parë, i cili u zhvillua në shkurt, përfshinte rreth 200 terroristë kryesisht çeçenë dhe arabë, si dhe një numër të terroristëve francezë dhe të paktën një gjerman, thekson raporti. Sipas raportit të Daily Telegraph, në një tjetër marrëveshje të shkëmbimit të të burgosurve në prill, u shkëmbyen 15 elementë të ISIS dhe 40 gra dhe fëmijë të terroristëve, duke përfshirë shtetas marokenë, francezë, belgë dhe holandezë. Shkëmbimi i tretë më parë këtë muaj dhe përfshiu gratë e terroristëve të ISIS. Megjithatë, thuhet në raport, katër nga 15 ndërmjetësit e marrëveshjeve u vranë më vonë, duke u bërë shkak që negociatorët e mbetur të tërhiqen nga diskutimet e mëtejshme.