Zbulohen mbi 100 planetë jashtë sistemit diellor
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78134-zbulohen_mbi_100_planetë_jashtë_sistemit_diellor
Grupi i studiuesve së fundi kanë arritur të zbulojnë mbi 100 planetë jashtë sistemit diellor. Gazeta "Daily Mail" në një raport të saj ka shkruar se studiuesit e Universitetit të Kalifornisë në Amerikë dhe të Universitetit Sauthtern Quinsland në Australi duke shfrytëzuar të dhënat e reja të teleskopit "Kopler", kanë arritur të zbulojnë 121 planetë të ri të cilët sillen në zonën e banueshme të yllit të tyre.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 17, 2018 07:19 Europe/Tirane
  • Zbulohen mbi 100 planetë jashtë sistemit diellor

Grupi i studiuesve së fundi kanë arritur të zbulojnë mbi 100 planetë jashtë sistemit diellor. Gazeta "Daily Mail" në një raport të saj ka shkruar se studiuesit e Universitetit të Kalifornisë në Amerikë dhe të Universitetit Sauthtern Quinsland në Australi duke shfrytëzuar të dhënat e reja të teleskopit "Kopler", kanë arritur të zbulojnë 121 planetë të ri të cilët sillen në zonën e banueshme të yllit të tyre.

Sipas llogarive, supozohet se secili prej këtyre planetëve kanë një madhësi tre herë më të madhe se toka dhe me siguri se kanë disa hëna të mëdha. Aktualisht 175 hëna janë identifikuar që sillen rreth shtatë planetëve në sistemin diellor. Kjo është në kohën kur shumica e këtyre hënave sillen rreth Jupiterit dhe Saturnit që ndodhen jashtë zonës së banueshme të sistemit diellor, mirëpo kjo çështje nuk vlen edhe për sistemet e tjera diellore.