Erdogan: Perëndimi pret disfatën time në zgjedhje
Qershor 18, 2018 10:29 Europe/Tirane
Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë në një fjalim elektoral të tij në Stamboll ka thënë se në zgjedhjet e 24 qershorit, perëndimi pret disfatën e tij.
24 qershori do të jetë festa e demokracisë në Turqi pasi turqit do të rizgjedhin të ardhmen e vendit. Pas ndryshimeve kushtetuese, Turqia nga një sistem parlamentar ka ndryshuar në sistemin presidencial dhe 24 qershori është dita ku do të mbahen zgjedhjet e para presidenciale pas ndryshimeve kushtetuese që heq postin e kryeministrit dhe në krye të qeverisë qëndron presidenti.
Tags