Konte kërkon ndihmën e Merkelit
Kryeministri italian, Giuseppe Conte, po vijon turneun e tij të punës në Europë.
Pas takimit me Presidentin francez Macron, sot ka mbërritur në Berlin për një takim dypalësh me kancelaren Angela Merkel.Kriza e emigracionit, lufta kundër papunësisë e varfërisë si dhe fondet europiane për të përballuar reformat e domosdoshme të parashikuara në qeverinë e Contes, janë temat e parashikuara në tavolinën e punës mes Merkel dhe Contes. Burime nga qeveria italiane zbardhin për mediat se kryeministri, Giuseppe Conte, do të informojë kancelaren Merkel që në samitin e Këshillit të Europës në fund të muajit qershor qeveria italiane do të kërkojë një program europian kundër varfërisë, i cili të financohet nga Fondi Social Europian.