Dujarric: Sekretari i OKB mbështet marrëveshjen bërthamore
Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, ditën e hënë ka deklaruar se Antonio Gutters, mbështet marrëveshjen bërthamore.
Stephane Dujarric, marrëveshjen bërthamore e ka quajtur një sukses të diplomacisë dhe shtoi se kjo marrëveshje ndërkombëtare duhet ruajtur për stabilitetin e botës. Gutters edhe më herë ka theksuar ruajtjen e marrëveshjes bërthamore, mirëpo presidenti amerikan më 8 maj shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje duke u bazuar në akuza të pabaza kundër Iranit. Trump ka premtuar rikthimin e sanksioneve kundër Iranit brenda 6 muajve të ardhshëm mirëpo Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro marrëveshjes bërthamore dhe kanë theksuar se do të përballen me sanksionet amerikane. Hasan Ruhani presidenti iranian duke reaguar ndaj veprimit të Uashingtonit ka thënë se në rast se garantohen interesat e Iranit, Irani përkundër dëshirës së Amerikës do të qëndrojë në marrëveshjen bërthamore.