Pezullohen manovrat ushtarake të Amerikës dhe Koresë së Jugut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78252-pezullohen_manovrat_ushtarake_të_amerikës_dhe_koresë_së_jugut
Amerika dhe Koreja e Jugut kanë pezulluar organizimin e manovrave ushtarake në gadishullin Korean.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 19, 2018 11:01 Europe/Tirane
  • Pezullohen manovrat ushtarake të Amerikës dhe Koresë së Jugut

Amerika dhe Koreja e Jugut kanë pezulluar organizimin e manovrave ushtarake në gadishullin Korean.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Junhab sipas të cilës ministria e mbrojtjes e Koresë së jugut njoftoi anulimin e manovrave ushtarake Seul-Uashington me qëllim zgjidhjen e çështjes bërthamore në gadishullin Korean. Manovrat ushtarake do të mbaheshin në muajin korrik. Deri tani Amerika dhe Koreja e Jugut kanë organizuar disa herë manovra ushtarake të cilat janë pasuar nga reagimi i ashpër i fqinjëve verior të Seulit përkatësisht Kina dhe Koreja e Veriut. Manovrat ushtarake të Amerikës dhe Koresë së Jugut janë anuluar pas takimit të presidentit Donald Trump dhe kreut të Koresë së Veriut Kim Jung Un në Singapor.