Vendosja e dy anijeve ruse në brigjet e Sirisë
Qershor 19, 2018 13:16 Europe/Tirane
Ushtria ruse ka vendosur dy anije në Detin Mesdhe dhe në bregun e Sirisë.
Flota Detare e Detit të Zi tha në një deklaratë të hënën se dy anijet "Grad Sviyazhsk" dhe "Veliky Ustyug" janë të pajisura me raketa Cruis në portin Sevastopol në rajonin e Krimes. Sipas kësaj deklarate, këto dy anije do të kalojnë nëpër ngushticën e Bosforit dhe Dardanele në Detin Mesdhe dhe do të bashkohen me grupin e përhershëm të anijeve ruse në këtë det. Grupi i anijeve të përhershme është vendosur në Mesdhe 5 vite më parë. Ushtria ruse po merr pjesë në luftën kundër grupeve terroriste me ftesë të qeverisë siriane.
Tags