Emigrantët dhe papunësia,Conte takohet me Merkel në Berlin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78290-emigrantët_dhe_papunësia_conte_takohet_me_merkel_në_berlin
Kryeministri italian, Giuseppe Conte, vijon turin e tij të punës në Europë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 19, 2018 13:16 Europe/Tirane
  • Emigrantët dhe papunësia,Conte takohet me Merkel në Berlin

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, vijon turin e tij të punës në Europë.

Pas takimit me Presidentin francez Macron, sot ka mbërritur në Berlin për një takim dypalësh me kancelaren Angela Merkel. Kriza e emigracionit, lufta kundër papunësisë e varfërisë si dhe fondet europiane për të përballuar reformat e domosdoshme të parashikuara në qeverinë e Contes, janë temat e parashikuara në tavolinën e punës mes Merkel dhe Contes. Burime nga qeveria italiane zbardhin për mediat se kryeministri, Giuseppe Conte, do të informojë kancelaren Merkel që në samitin e Këshillit të Europës në fund të muajit qershor qeveria italiane do të kërkojë një program europian kundër varfërisë, i cili të financohet nga Fondi Social Europian. Takimi pritet të zhvillohet rreth orës 19.30 dhe më pas Conte e Merkel priten të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.