Bisedimet Gutteres-Pompeo në Uashington
Në takimin e sekretarit të përgjithshëm të OKB dhe sekretarit amerikan të shtetit, të dy palët kanë biseduar në lidhje me zhvillimet në Lindjen e Mesme, situatën në Afrikës dhe në zhvillimet në Gadishullin Korean.
Në këtë takim që u zhvilluar në Uashington, Antonio Gutteres dhe Mike Pompeo kanë biseduar rreth takimit të liderëve të Amerikës dhe Koresë Veriore, situatës në Libi, vizitës së fundit të sekretarit të përgjithshëm të OKB në Mali dhe gjithashtu për prioritetin e dërgimit të ndihmave humanitare në Jemen dhe Siri. Ky takim u zhvillua në kohën kur tensionet mes OKB dhe Amerikës janë shtuar në masë të madhe për arsye të marrjes së disa qëndrimeve dhe politikave të presidentit amerikan Donald Trump siç është dalja e Amerikës nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB dhe para kësaj dalja e Amerikës nga UNESCO. Amerika javën e kaluar për arsye të asaj që Uashingtoni e quajti “heshtje të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut” në disa vende si Iran dhe Venezuelë, si dhe për shkak të protestave të vazhdueshme të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB ndaj regjimit sionist për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut të popullit palestinez, deklaroi zyrtarisht daljen nga ky Këshill. Edhe para kësaj Trump ka deklaruar daljen e Amerikës nga UNESCO. Autoritetet e Uashingtonit kanë akuzuar UNESCO-n për qëndrime armiqësore ndaj regjimit të Izraelit. Këto veprime të Trump kanë ngjallur irritimin e Bashkësisë Ndërkombëtare në nivel të gjerë. Edhe pse Trump ndjekjen e politikave të tilla e ka quajtur veprim për manifestimin e fuqisë superiore të SHBA-ve në Bashkësinë Ndërkombëtare, mirëpo procesi i zhvillimit të mbledhjeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB gjatë muajve të kaluar dhe sidomos në lidhje me çështjen e shpalljes së Kodsit të shenjtë për kryeqytet të regjimit sionist dhe transferimit të ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kods (Jerusalem) ku u tregua në mënyrë të qartë mosmbështetja e politikave amerikane nga vendet e botës, ka treguar qartë se sistemi ndërkombëtare më nuk pranon politikat imponuese dhe sundimin e Uashingtonit. Ky kundërshtim ka rezultuar me izolimin e Uashingtonit në institucionet ndërkombëtare si në KS të OKB dhe në samitet ndërkombëtare si atë të Grupit -7 dhe Grupit - 20. Në realitet me këto veprime dhe politika të Trump, Amerika nga një vend me ndikim në institucionet ndërkombëtare, u shndërrua në një vend që shkakton trazira. Në rrethana të tilla takimi i Gutteres me funksionarët e lartë të Amerikës zhvillohet në kohën kur Gutteres kohëve të fundit ka mbyllur sytë tërësisht ndaj shumë politikave dhe veprimeve të njëanshme të Amerikës sidomos daljes së këtij vendi nga institucionet dhe organet e OKB si dhe nga marrëveshjet ndërkombëtare si marrëveshja për ndryshimin klimatik të Parisit dhe dalja e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar mes Grupit 5+1 dhe Iranit.