Protesta kundër politikave të emigracionit të Trump dhe kundër varfërisë
Videoja që qarkulloi në internet, me zërat vajtues të fëmijëve të ndarë nga prindërit e tyre në kufi, e ka bërë edhe më të prekshme dramën e re të emigracionit në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti amerikan Donald Trump tha se ndarja e fëmijëve nga prindërit, që përpiqen të hyjnë ilegalisht në SHBA, është “tepër e dhimbshme”, por nuk dha shenja se do të ketë ndryshim të politikave. Regjistrimi nga ana tjetër nxjerr edhe një herë në pah errësimin e anës njerëzore të çështjes. Dhoma e Përfaqësuesve votoi këtë javë reformën e ligjit të emigracionit. Dikur një praktikë e rrallë, tani punonjësit e rendit i ndajnë rregullisht familjet që kërkojnë azil apo tentojnë të hyjnë në mënyrë të paligjshme në territorin amerikan. Rreth 2.000 të mitur janë ndarë nga familjet e tyre gjatë një periudhe gjashtëjavore, deri në fund të majit. Edhe pse kushtet e qendrave të pritjes për ta janë të mira, politika e tolerancës zero po ndeshet me një valë në rritje zemërimi. Protesta masive u organizuan gjatë fundjavës në mbarë vendin, ndërsa ligjvënës, udhëheqës fetarë e shtetas amerikanë e kritikuan ashpër këtë lëvizje të qeverisë. Mijëra amerikanë kanë dalë në rrugët e Uashington DC për të protestuar ndaj kushteve të ashpra të jetesës si pjesë e mitingut të fushatës së njerëzve të varfër. Aktivistët e shquar dhe udhëheqësit e të drejtave të njeriut gjithashtu morën pjesë në marshimin e të shtunës, që ishte pjesë e një fushate javore për të rritur ndërgjegjësimin për gjendjen e vështirë të amerikanëve që jetojnë në varfëri. Protestuesit gjithashtu kërkuan ringjallje morale mbi çështjet kyçe që ndikojnë në jetën e amerikanëve të zakonshëm, përfshirë shtypjen e votuesve dhe burgosjen masive, si dhe kujdesin shëndetësor. "Pra, shumë pak njerëz kanë aq shumë dhe njerëzit e varfër kanë vota të pasura, njerëzit e varfër mund të votojnë. Ka mjaft njerëz të varfër për ta kthyer rrjedhën e vendit tonë, kjo është ajo që duhet të bëjmë", tha Rev Jesse Jackson, aktiviste dhe ish- kandidat për president. "Njerëzit që të kenë vota të pasura, të kenë shpresa të pasura, aspirata të pasura dhe axhenda të pasur aqë ushqen të uriturit, veshë të zhveshurit dhe e lirojnë kapitalin".