Mbi 100 mijë britanikë në shesh kundër Brexit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78628-mbi_100_mijë_britanikë_në_shesh_kundër_brexit
Dhjetëra mijëra protestues pro-BE kanë dalë në rrugët e Londrës për të kërkuar një referendum mbi kushtet e Brexit, dy vjet pas votimit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 24, 2018 11:08 Europe/Tirane
  • Mbi 100 mijë britanikë në shesh kundër Brexit

Dhjetëra mijëra protestues pro-BE kanë dalë në rrugët e Londrës për të kërkuar një referendum mbi kushtet e Brexit, dy vjet pas votimit.

Marshimi nisi në Pall Mall në Sheshin e Parlamentit, duke mbushur rrugët e kryeqytetit me flamuj të BE dhe duke krijuar një "det" të verdhë dhe të kaltër poshtë Whitehall. Marshuesit Anti-Brexit udhëtuan nga i gjithë vendi për t'u bashkuar me tubimin, organizuar nga një numër grupesh lobuese me qendër në Westminster dhe në nivel kombëtar dhe shënon fillimin e një peticioni mbarëkombëtar për një "votë të popullit". Protesta është më e madhja që nga votimi i 2016 për t'u larguar nga BE, me organizatorët që thanë se morën pjesë më shumë se 100,000 njerëz. Kreu i Liberal Demokratëve, Sir Vince Cable tha për turmën se Brexit nuk ishte "një marrëveshje e bërë" dhe mund të ndryshohej, ndërsa lideri i Green Party, Caroline Lucas, tha për turmën se Brexit "do të jetë një fatkeqësi për këtë vend". Gina Miller, e financuar nga Soros, ishte gjithashtu midis atyre që u bashkuan me turmën në kryeqytet në përvjetorin e dytë të votimit në BE.