Rusia: Perëndimi po përgatitet për një skenar të ri në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78684-rusia_perëndimi_po_përgatitet_për_një_skenar_të_ri_në_siri
Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, deklaroi se Perëndimi po përgatitet për një skenar të ri në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 25, 2018 09:45 Europe/Tirane
  • Rusia: Perëndimi po përgatitet për një skenar të ri në Siri

Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, deklaroi se Perëndimi po përgatitet për një skenar të ri në Siri.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Maria Zakharova në një intervistë ekskluzive me kanalin televiziv Russia Today në gjuhën arabe, deklaroi: "Që nga fillimi, misioni kryesor i koalicionit me në krye Amerikën dhe disa vende të Lindjes së Mesme është rrëzimi i Bashar Asad dhe qeverisë së tij dhe kjo ishte e qartë. Koalicioni amerikan me qëllim të rrëzimit të qeverisë së Bashar Asad hyri në rajon dhe vazhdimisht është munduar që duke përdorur mekanizma të ndryshme të tregojë se Bashar Asad nuk ka legjitimitet në Siri. Misioni i vendeve të koalicionit amerikan ka dështuar dhe ne kemi informacione të plota që dëshmojnë mbështetjen financiare të disa vendeve për realizimin e këtij qëllimi të koalicionit. Perëndimorët krijuan një skenar të ri të ashtuquajtur opozitarët dhe terroristët moderatorë dhe u munduan që nëpërmjet operacioneve të armatosura të arrijnë qëllimet e tyre kundër qeverisë qendrore të Sirisë, por që edhe në këtë drejtim nuk patën sukses". Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë kërkoi nga qytetarët sirianë që duke ruajtur vigjilencën e tyre, të mos bien në kurthet e programeve të dyshimta të grupeve si "Helmetat e Bardha". Zakharova u shpreh optimiste që së shpejti do të zbulohet edhe gënjeshtra e këtyre grupeve të ashtuquajtura humanitare.