Prodhimet amerikane fillojnë të ndjejnë koston e tarifave të BE-së
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78706-prodhimet_amerikane_fillojnë_të_ndjejnë_koston_e_tarifave_të_be_së
Harley-Davidson planifikon të zhvendosë një pjesë të prodhimit të motorëve jashtë Shteteve të Bashkuara, për të shmangur, siç tha, barrën e tarifave të Bashkimit Evropian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 25, 2018 18:26 Europe/Tirane
  • Prodhimet amerikane fillojnë të ndjejnë koston e tarifave të BE-së

Harley-Davidson planifikon të zhvendosë një pjesë të prodhimit të motorëve jashtë Shteteve të Bashkuara, për të shmangur, siç tha, barrën e tarifave të Bashkimit Evropian.

Javën e kaluar, BE-ja vuri taksa hakmarrëse mbi prodhimet amerikane, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vënë tarifa mbi importet e aluminit dhe çelikut nga Evropa dhe vende të tjera aleate. Fabrika e motorëve, Harley-Davidson, me seli në shtetin Uiskonsin, ka degë në Australi, Brazil, Indi dhe Tajlandë. Kompania tha se do të rrisë investimet në fabrikat e saj ndërkombëtare, por nuk tregoi se në cilat. "Për të adresuar koston e madhe të tarifave të BE-së, Harley-Davidson do të zhvendosë prodhimin e motoçikletave", tha kompania. Sipas Harley-Davidson, tarifat kanë shtuar mesatarisht 2,200 dollarë për çdo motor të eksportuar nga SHBA-ja në BE.