Nisin negociatat mes dy Koreve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78712-nisin_negociatat_mes_dy_koreve
Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut për herë të parë pas shumë vitesh kanë nisur negociatat ekonomike dhe tregtare për zbatimin e projekteve infrastrukturore.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 26, 2018 10:14 Europe/Tirane
  • Nisin negociatat mes dy Koreve

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut për herë të parë pas shumë vitesh kanë nisur negociatat ekonomike dhe tregtare për zbatimin e projekteve infrastrukturore.

Negociatat mes dy Koreve, kanë nisur në Fshatin Panamonaxhum që njihet ndryshe si Shtëpia e Paqes. Një prej temave kryesore të këtyre negociatave është zbatimi i projektit hekurudhor që lidh të dy vendet. Nisja e negociatave për zbatimin e projekteve të përbashkëta është rënë dakord gjatë takimit të mëparshëm mes krerëve të dy vendeve në muajin prill në fshatin Shtëpia e Paqes. Në fund të takimit të prillit, krerët e dy vendeve dolën me një deklaratë të përbashkët për paqen. Dy Koretë gjithashtu kanë diskutuar për vendosjen e lidhjeve të drejtpërdrejta dhe telekomunikacioni si dhe lidhjet në detin e Japonisë.