Guterres: Marrëveshja bërthamore duhet ruajtur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78716-guterres_marrëveshja_bërthamore_duhet_ruajtur
Sekretari i përgjithshëm i OKB ditën e hënë edhe një herë shprehu mbështetjen për marrëveshjen bërthamore.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 26, 2018 10:14 Europe/Tirane
  • Guterres: Marrëveshja bërthamore duhet ruajtur

Sekretari i përgjithshëm i OKB ditën e hënë edhe një herë shprehu mbështetjen për marrëveshjen bërthamore.

Antonio Guterres i pranishëm në takimin e KS të OKB kushtuar sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në Afrikën e Veriut, marrëveshjen bërthamore e cilësoi sukses të Bashkësisë Ndërkombëtare dhe tha: Marrëveshja bërthamore duhet ruajtur. Guterres vuri në dukje se marrëveshja bërthamore është një faktor i vlefshëm për paqen dhe sigurinë. Sekretari i përgjithshëm i OKB edhe më herë ka shprehur mbështetjen e tij për marrëveshjen bërthamore. Donald Trump më 8 Maj duke hedhur akuza të pabaza kundër Iranit, shpalli daljen dhe largimin e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore dhe premtoi kthimin e sanksioneve brenda 6 muajve të ardhshëm. Ky veprim i presidentit amerikan është dënuar gjerësisht si brenda ashtu edhe jashtë Amerikës. Britania, Franca, Gjermania, Kina, Rusia dhe BE kanë shprehur mbështetjen e tyre për marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore.