Holanda ndalon mbulesën në ndërtesat publike
(last modified Tue, 26 Jun 2018 17:16:27 GMT )
Qershor 26, 2018 19:16 Europe/Tirane
  • Holanda ndalon mbulesën në ndërtesat publike

Parlamenti holandez ka miratuar një legjislacion për të ndaluar “mbulesën e fytyrës”, duke përfshirë rrobat islamike në ndërtesat publike.

Dhoma e Lartë e parlamentit holandez ka dhënë miratimin final në votimin e 26 qershorit pasi Dhoma e Ulët e parlamentit kishte votuar pro legjislacionit në vitin 2016. Ligji i ri ndalon të gjitha mbulesat që mbulojnë gjysmën apo tërësisht fytyrën në ambiente publike. Kritikët kanë thënë se ky ligj ka për qëllim të ndalojë burkan dhe nikabin e disa grave myslimane. Ndalimi nuk zbatohet në rrugët publike, ndonëse zyrtarët policorë kanë të drejtë të kërkojnë nga individi që të zbulojë fytyrën për t’u identifikuar. Masa kundër mbulesës kanë marrë edhe Belgjika, Franca, Danimarka dhe Spanja. Austria, Belgjika, Franca dhe shtete tjera evropiane kanë vendosur po ashtu disa kufizime në vitet e fundit për mbulimin e fytyrës në ambientet publike.

 

Tags