Evropa: Për Jemenin nuk ka asnjë rrugëzgjidhje ushtarake
(last modified Wed, 27 Jun 2018 05:21:03 GMT )
Qershor 27, 2018 07:21 Europe/Tirane
  • Evropa: Për Jemenin nuk ka asnjë rrugëzgjidhje ushtarake

Shefja e politikës së jashtme dhe e sigurisë së BE ka theksuar domosdoshmërinë e zgjidhjes së çështjes së Jemenit në kuadër të OKB.

Federika Mogherini, pas takimit të ministrave të mbrojtjes dhe të jashtëm të BE në Luksemburg, ka thënë: BE kërkon zgjidhjen e krizës së Jemenit nëpërmjet aktiviteteve politike të OKB. Ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes së BE në takimin e tyre në Luksemburg kanë diskutuar mbi zhvillimet në Jemen dhe veprimet e ndërmarra nga OKB për t’i dhënë fund krizës në këtë vend. Mogherini në këtë takim ka thënë: BE mbështet përpjekjet e OKB për zgjidhjen e krizës në Jemen. Ministrat e mbrojtjes së BE kanë thënë se sulmi I Arabisë Saudite kundër qytetit Hadida ka krijuar një katastrofë njerëzore në Jemen. Koalicioni Saudite prej 13 Qershorit ka nisur sulmet kundër qytetit bregdetar Hadida në perëndim të Jemenit. Porti i qyteti Hadida është rruga kryesore e futjes së ndihmave humanitare në Jemen. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera. Një komandant i militantëve të sponsorizuar nga Arabia Saudite i kapur rob në Jemen, pohoi se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë thurur komplote për vrasjen e figurave të larta të lëvizjes Ansarullah dhe të Kongresit Jemenas për Reformë, i njohur si el-Islah, në një përpjekje për të avancuar politikat e Emirateve në Jemen. Njëkohësisht me përleshjet në Al Hadida në perëndim të Jemenit, avionët e koalicionit agresorë sauditë kanë kryer sulme ajrore në provincën Sade (veri të Jemenit). Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, të premten vuri në dukje skandalin e sulmeve propaganduese të armikut dhe deklaroi: "Rezultati i operacioneve të ushtrisë dhe forcave të rezistencës popullore të Jemenit në kundërpërgjigje ndaj sulmeve të agresorëve në Hadida, me mijëra mercenarë sauditë po i çon drejt një fati të paditur. Sipas raportit të OKB më shumë se 1300 fëmijë jemenas janë vrarë dhe plagosur shumica e të cilëve për shkak të sulmeve ajrore të koalicionit saudit.  OKB në një vlerësim të saj ka theksuar se koalicioni saudit ka shkelur të drejtat e fëmijëve në Jemen.  Në të tilla kushte BE ka thënë se për Jemenin nuk ka asnjë rrugëzgjidhje ushtarake dhe e vetmja mënyrë për daljen nga kriza është procesi i bisedimeve politike.

 


 

Tags