Amerika përpiqet të zëvendësojë talebanët me ISIS-in
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78832-amerika_përpiqet_të_zëvendësojë_talebanët_me_isis_in
Deputeti rajonit Konar në parlamentin e Afganistanit, njoftoi se Amerika po  bën përpjekje të dëbojë talebanët nga lindja e vendit dhe t’i zëvendësojë ata me pjesëtarët e grupit terrorist ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 27, 2018 10:27 Europe/Tirane
  • Amerika përpiqet të zëvendësojë talebanët me ISIS-in

Deputeti rajonit Konar në parlamentin e Afganistanit, njoftoi se Amerika po  bën përpjekje të dëbojë talebanët nga lindja e vendit dhe t’i zëvendësojë ata me pjesëtarët e grupit terrorist ISIS.

Saleh Muhamed Saleh, ka thënë se talebanët janë kthyer në objektiv të forcave të huaja që drejtohen nga Amerika me qëllim që ata të zëvendësohen me grupin terrorist ISIS, gjë e cila është rrezik serioz për banorët e rajonit Konar. Sipas këtij deputeti afgan, terroristët e ISIS kanë zëvendësuar talebanët në rajonet Monagai, Dara Pec, Divgol dhe Vatapur të provincës Konar pasi talebanët janë detyruar të tërhiqen pas sulmeve të forcave të huaja. Edhe më herët në Afganistan janë dhënë shumë lajme mbi sulmet e forcave të huaja kundër talebanëve dhe zëvendësimin e tyre me pjesëtarët e ISIS. Provincat Konar dhe Nangarhar në lindje të Afganistanit janë kthyer në zonat më të rëndësishme të grupit terrorist ISIS.