Amerika përpiqet të zëvendësojë talebanët me ISIS-in
Deputeti rajonit Konar në parlamentin e Afganistanit, njoftoi se Amerika po bën përpjekje të dëbojë talebanët nga lindja e vendit dhe t’i zëvendësojë ata me pjesëtarët e grupit terrorist ISIS.
Saleh Muhamed Saleh, ka thënë se talebanët janë kthyer në objektiv të forcave të huaja që drejtohen nga Amerika me qëllim që ata të zëvendësohen me grupin terrorist ISIS, gjë e cila është rrezik serioz për banorët e rajonit Konar. Sipas këtij deputeti afgan, terroristët e ISIS kanë zëvendësuar talebanët në rajonet Monagai, Dara Pec, Divgol dhe Vatapur të provincës Konar pasi talebanët janë detyruar të tërhiqen pas sulmeve të forcave të huaja. Edhe më herët në Afganistan janë dhënë shumë lajme mbi sulmet e forcave të huaja kundër talebanëve dhe zëvendësimin e tyre me pjesëtarët e ISIS. Provincat Konar dhe Nangarhar në lindje të Afganistanit janë kthyer në zonat më të rëndësishme të grupit terrorist ISIS.