Përfaqësuesi i BE në OKB thekson ruajtjen e marrëveshjes bërthamore
Përfaqësuesi i BE në OKB edhe një herë ka kritikuar daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe ka kërkuar ruajtjen e kësaj marrëveshjeje.
Joao Vale De Almeida, përfaqësues i BE në OKB i pranishëm në takimin e radhës të KS të OKB ku është shqyrtuar marrëveshja bërthamore dhe rezoluta 2231 ka thënë: deri në atë kohë kur Irani të zbatojë angazhimet e tij edhe palët e tjera do të zbatojnë në formë të plotë angazhimet e tyre në marrëveshjen bërthamore. Përfaqësuesi i BE në OKB tha se Evropa dhe partnerët e saj po bëjnë përpjekje për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe shtoi: Evropa do të përdorë të gjitha rrugët e mundshme për të pasur tregti me Iranin dhe për këtë ajo po mundohet ë gjejë një rrugëzgjidhje të shpejtë në këtë çështje. Përfaqësuesi i BE në OKB ndër të tjera shtoi: Irani ka zbatuar marrëveshjen bërthamore dhe këtë e tregon qartë procesi i inspektimit të qendrave bërthamore të Iranit. Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB në raportin e tij për KS të OKB shprehu keqardhjen nga dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe tha: rezoluta 2231 e KS të OKB kërkon zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore nga të gjithë anëtarët nënshkruese dhe mbështetje rajonale dhe ndërkombëtare për këtë marrëveshje.