Përfaqësuesi i BE në OKB thekson ruajtjen e marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78859-përfaqësuesi_i_be_në_okb_thekson_ruajtjen_e_marrëveshjes_bërthamore
Përfaqësuesi i BE në OKB edhe një herë ka kritikuar daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe ka kërkuar ruajtjen e kësaj marrëveshjeje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 28, 2018 05:38 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesi i BE në OKB thekson ruajtjen e marrëveshjes bërthamore

Përfaqësuesi i BE në OKB edhe një herë ka kritikuar daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe ka kërkuar ruajtjen e kësaj marrëveshjeje.

Joao Vale De Almeida, përfaqësues i BE në OKB i pranishëm në takimin e radhës të KS të OKB ku është shqyrtuar marrëveshja bërthamore dhe rezoluta 2231 ka thënë: deri në atë kohë kur Irani të zbatojë angazhimet e tij edhe palët e tjera do të zbatojnë në formë të plotë angazhimet e tyre në marrëveshjen bërthamore. Përfaqësuesi i BE në OKB tha se Evropa dhe partnerët e saj po bëjnë përpjekje për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe shtoi: Evropa do të përdorë të gjitha rrugët e mundshme për të pasur tregti me Iranin dhe për këtë ajo po mundohet ë gjejë një rrugëzgjidhje të shpejtë në këtë çështje. Përfaqësuesi i BE në OKB ndër të tjera shtoi: Irani ka zbatuar marrëveshjen bërthamore dhe këtë e tregon qartë procesi i inspektimit të qendrave bërthamore të Iranit. Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB në raportin e tij për KS të OKB shprehu keqardhjen nga dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe tha: rezoluta 2231 e KS të OKB kërkon zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore nga të gjithë anëtarët nënshkruese dhe mbështetje rajonale dhe ndërkombëtare për këtë marrëveshje.