Mike Pence i quan emigrantët latinë kërcënim kundër sigurisë së Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78897-mike_pence_i_quan_emigrantët_latinë_kërcënim_kundër_sigurisë_së_amerikës
Zv/presidenti i Amerikës i ka quajtur emigrantët e vendeve të Amerikës Latine, kërcënim kundër sigurisë kombëtare të SHBA-ve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 29, 2018 08:16 Europe/Tirane
  • Mike Pence i quan emigrantët latinë kërcënim kundër sigurisë së Amerikës

Zv/presidenti i Amerikës i ka quajtur emigrantët e vendeve të Amerikës Latine, kërcënim kundër sigurisë kombëtare të SHBA-ve.

Agjencia e lajmeve Associated Press në një raport të saj ka thënë se Mike Pence në një konferencë për shtyp të përbashkët me presidentët e Guatemalas, Salvadorit dhe Honduras të zhvilluar në Guatemalas, ka theksuar nevojën për ndaljen e fluksit të emigrantëve nga vendet e Amerikës Latine që po hyjnë në Amerikë.

Zv/presidenti i Amerikës duke akuzuar popujt e vendeve të Amerikës Latine, emigrantët e këtyre vendeve i ka quajtur kriminel dhe anëtarë të bandave kriminele dhe kërcënim për sigurinë kombëtare të Amerikës.

Mike Pence në një kërcënim të hapur iu ka drejtuar presidentëve të Guatemalas, Salvadorit dhe Hondurasit duke thënë: “Thuani qytetarëve të vendeve tuaja që t’i shmangen hyrjes në Amerikë, sepse ata do t’i pretë një fund i tmerrshëm”.  

Kjo është në kohën kur në zbatimin e politikës zero tolerancë të administratës së Trump, shumica e emigrantëve të arrestuar në Amerikë, kryesisht janë banorë të zonës së quajtur Trekëndëshi Verior i Amerikës Qendrore që përfshinë këto tre vende.