Agjencia për migrim e OKB-së e refuzon kandidatin e Trumpit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78906-agjencia_për_migrim_e_okb_së_e_refuzon_kandidatin_e_trumpit
Agjencia për migrim e Kombeve të Bashkuara e refuzoi kandidatin për udhëheqës, të emëruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 29, 2018 16:21 Europe/Tirane
  • Agjencia për migrim e OKB-së e refuzon kandidatin e Trumpit

Agjencia për migrim e Kombeve të Bashkuara e refuzoi kandidatin për udhëheqës, të emëruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Ky post është mbajtur nga amerikanët qysh në vitin 1951. Diplomatët që morën pjesë në tri raunde votimi në Organizatën Ndërkombëtare për Migrim u thanë mediave se Ken Isaacs, nga organizata humanitare e krishterë, Samaritan's Purse, u eliminua dhe se konkursi vazhdon. Gara tani zhvillohet në mes të Antonio Vitorinos, ish-komisionar i Bashkimit Evropian nga Portugalia, dhe Laura Thompsonit nga Kosta Rika. Kandidatura e Isaacit u dëmtua nga vendimet e administratës Trump për ndalimin e hyrjes në SHBA të qytetarëve të disa shteteve me shumicë myslimane dhe për ndarjet e familjeve imigrante. Sipas disa njoftimeve, kandidatura e tij u përball edhe me akuzat për komente anti-myslimane.