Kina: Uniteti i Evropës përputhet me interesat e Kinës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78917-kina_uniteti_i_evropës_përputhet_me_interesat_e_kinës
Zv/ministri i jashtëm i Kinës lidhur me shqetësimin e BE për takimet Kinës me vendet e Evropës Lindore dhe qendrore ka deklaruar se uniteti i BE është në përputhje me interesat e Kinës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 30, 2018 04:33 Europe/Tirane
  • Kina: Uniteti i Evropës përputhet me interesat e Kinës

Zv/ministri i jashtëm i Kinës lidhur me shqetësimin e BE për takimet Kinës me vendet e Evropës Lindore dhe qendrore ka deklaruar se uniteti i BE është në përputhje me interesat e Kinës.

Kësaj jave pritet të mbahet takimi i grupit 16+1 ose thënë ndryshe takimi i Kinës me vendet e Evropës lindore dhe ato qendrore. Takimi do të mbahet në Sofje dhe në të do të trajtohen çështje shkencore, teknike, tregtare, politike ekonomike dhe në fusha të tjera. Në takimin e grupit 16+1 Kina do të përfaqësohet nga kryeministri Vang Chuji ka thënë në fjalën e tij ministri i jashtëm i Kinës. Evropa shprehet e shqetësuar nga ndikimi i Kinës në Evropën Lindore ndërkohë që ajo përballet edhe me masat e reja të ndërmarra nga Amerika. Vetëm një muaj më parë, administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, filloi një hetim nëse makinat e importuara paraqesin rrezik kombëtar në SHBA, apo jo. Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët, Trump tha se në varësi te rezultateve të hetimit, do të vendosë tarifa për të gjitha makinat që importohen nga vendet e Bashkimit Europian. “Hetimi i administratës në lidhje me rritjen e tarifave për makinat e importuara nga vendet e Bashkimit Europian, do të publikohen shumë shpejt. Ndoshta brenda 3-4 javësh”, deklaroi Trump. Presidenti amerikan tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë trajtuar shumë keq nga Organizata Botërore e Tregtisë, por ai nuk po e shqyrton tërheqjen nga ajo, në këto momente. Vetëm pak ditë më parë, Trump paralajmëroi një rritje me rreth 20% të tarifave për makinat e importuara nga BE-ja dhe bëri thirrje që ato të prodhohen brenda SHBA-ve. Ky vendim mund të përshkallëzojë më tej luftën ekonomike mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, që filloi që me vendosjen e tarifave të çelikut nga ana e Trump. Nga ana tjetër, BE imponon një tarifë prej 10 përqind në makinat e importuara nga SHBA.