Uashingtoni: karburanti bërthamor në Korenë e Veriut është shtuar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78919-uashingtoni_karburanti_bërthamor_në_korenë_e_veriut_është_shtuar
Autoritetet amerikane duke theksuar se Koreja e Veriut ka shtuar nivelin e karburantit bërthamor të saj për bombat atomike kanë pretenduar se Pheniani po mashtron Uashingtonin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 30, 2018 04:33 Europe/Tirane
  • Uashingtoni: karburanti bërthamor në Korenë e Veriut është shtuar

Autoritetet amerikane duke theksuar se Koreja e Veriut ka shtuar nivelin e karburantit bërthamor të saj për bombat atomike kanë pretenduar se Pheniani po mashtron Uashingtonin.

Sipas një raporti të agjencisë Hill, disa prej autoriteteve amerikane kanë pretenduar se Koreja e Veriut ka shtuar nivelin e saj të prodhimit të karburantit bërthamore si dhe Kim Jung Un mund të marrë vendim për të fshehur programin bërthamore të këtij vendi. 5 autoritete amerikane në një intervistë për kanalin NBC kanë pretenduar se forcat e Koresë së Veriut kanë shtuar punën për prodhimin e karburantit dhe pajisjeve të nevojshme për armët atomike. Në takimin e fundit mes Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jung Un në Singapor palët kanë rënë dakord që Koreja e Veriut të realizojë çarmatosjen bërthamore kundrejt garancisë për sigurinë e vendit nga ana e Amerikës. Një prej autoriteteve amerikane në kushte anonimiteti, në intervistën e tij për kanalin NBC ka thënë se nuk ka asnjë dokument që të tregojë uljen e rezervave të karburantit bërthamor të prodhuar nga Pheniani. Ai ka thënë se faktet tregojnë se Pheniani synon të mashtrojë Amerikën.