Pse Belgjika pezulloi shitjen e armëve në Arabinë Saudite?
(last modified Sat, 30 Jun 2018 17:52:48 GMT )
Qershor 30, 2018 19:52 Europe/Tirane
  • Pse Belgjika pezulloi shitjen e armëve në Arabinë Saudite?

Grupet e të drejtave të njeriut kanë protestuar kundër shitjes së armëve Arabisë Saudite, duke përmendur përfshirjen e këtij vendi në konfliktin e përgjakshëm në Jemen dhe krimet e shumta kundër popullit jemenas.

Gjykata e Lartë Administrative e Belgjikës ka pezulluar tetë licenca për shitjen e armëve në Arabinë Saudite nga prodhuesi kryesor i armëve i vendit FN Herstal, njoftoi agjencia belge e lajmeve Belga. Gjykata shpjegoi vendimin e saj me dështimin e autoriteteve në rajonin frankofon të vendit Valonia, që kishte lëshuar lejet, që së pari të shqyrtojë situatën e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite. Në vitin 2017, Arabia Saudite bleu 153 milionë euro armë nga prodhuesi belg i armëve dhe këto armë janë përdorur në agresionet kundër Jemenit. Në dhjetor të vitit 2017, Liga Belge për të Drejtat e Njeriut dhe Qendra Kombëtare për Koordinimin e Paqes dhe Demokracisë, mbështetur nga Amnesty International, apeluan tek Këshilli i Shtetit për të anuluar licencat për eksportin e armëve vdekjeprurëse në mbretërinë e Arabisë Saudite. Në vitin 2015, kur nisi agresioni saudit kundër Jemenit, Arabia Saudite bleu më shumë se 575 milionë euro armë nga FN Herstal, që përbën një 65 përqind të eksporteve të armëve të Valonisë. Në shtator 2017, Parlamenti Europian miratoi një rezolutë që i bëri thirrje BE-së të imponojë një embargo armësh ndaj Arabisë Saudite, e cila akuzohet se me armët që blen në Evropë furnizon terroristët në Siri dhe për përdorimin e tyre në konfliktin e përgjakshëm në Jemen.

 

Tags