Ushtria ruse rrëzon disa dronë të paidentifikuar
Korrik 01, 2018 16:46 Europe/Tirane
Ushtria ruse njoftoi se ka shkatërruar një grup dronësh të paidentifikuar pasi ata iu afruan bazës ajrore në provincën perëndimore bregdetare të Sirisë Latakia, nga ku avionët luftarakë rusë kryejnë sulme ajrore kundër terroristëve në Siri.
"Sistemi i mbrojtjes ajrore i bazës ajrore ruse shkatërroi të gjitha objektivat" që fluturuan mbi bazën ajrore Hmeimim, tha një zyrtar ushtarak rus, përcjell agjencia e lajmeve IRIB. Zyrtari rus shtoi se nuk kishte njoftime për dëme ose viktima si rezultat i incidentit, i cili ndodhi më 30 qershor. Edhe i ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi se disa shpërthime ishin dëgjuar nga afërsia e bazës ruse në Latakia.
Tags